Paris Saint-Germaini po planifikon të bëjë ndryshime në ekip gjatë verës që vjen.
Përpos Kylian Mbappes, janë edhe disa lojtarë që mund t’i bëjnë valixhet gati për t‘u larguar nga “Parku i Princave”.
Por, për dallim nga sulmuesi francez, i cili dëshiron të largohet vetë, të tjerët do të largohen “me zor”.
Bëhet fjalë për lojtarët si Mauro Icardi e Leandro Paredes, për të cilët gjiganti francez po kërkon blerës, shkruan “Hadrien Grenier”.
Asnjëri prej lojtarëve në fjalë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm.
Prandaj, të dy duhet ta gjejnë një klub të ri.
Icardi ka oferta nga klubet italiane dhe mund të rikthehet në Serie A.
Gjithashtu, edhe kontrata e Angel Di Marias do të skadojë më 30 qershor dhe, edhe ai mund të largohet nga Parisi, nëse nuk e vazhdon kontratën.