Skuadra e Drenasit kthehet me tri pikë të arta nga Istogu, në luftë për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Drenasi shënoi në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Istogun.
Pas javës së 23-të, Drenasi renditet në pozitën e nëntë me 25 pikë, ka tre më shumë se i fundit Besa dhe Istogu është i gjashti me 27 sosh.
A&N fiton tre pikë të rëndësishme në luftë për pozitën e dytë, duke e mundur me rezultat minimal 1:0 Rahovecin.
A&N zë vendin e tretë me 33 pikë, ka dy me pak se Liria, kjo e fundit ka një ndeshje me pak dhe Rahoveci është i shtati me 27.