Eduard Rroca ka arritur të realizoj 3 gola brenda pjesës së parë në takimin e sotëm të skuadrës së tij Istanbulspor në sfidën kundër Denizlispor, në ndeshjen e kësaj jave në Superligën Turke.
Mesfushori shqiptar është treguar spektakolar duke arritur të shënojë fillimisht në minutën e 28-të të takimit, më pas goli i dytë ka ardhur në minutën e 39-të.
Pas insistimit të tij në sulm goli i tretë ka ardhur në minutat e fundit të pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën 44-të, për të vulosur tregolëshin personal brenda pjesës së parë.
Futbollisti lë pas kështu momentet negative me dëmtimet në fillimin e sezonit duke regjistruar tre golat e parë sezonal, dhe duke u rikthyer të jetë i rëndësishëm për skuadrën.
Skuadra e Rrocës është në avantazh në fundin e pjesës së parë, ku rezultati i takimit është i ndalur në shifrat 2-3.