Merkato e kësaj vere pritet të jetë shumë e “nxehtë” me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit europian që janë në përfundim të kontratave me klubet respektive dhe që ende nuk kanë rinovuar, një pjesë e të cilëve me synim destinacione të reja.
Po t’i hedhësh një sy listës me lojtarët që pritet të lëvizin pas qershorit, është e qartë se ka për të pasur një garë shumë të vështirë mes gjigantëve të futbollit.
Futbollistët, kontratat e të cilëve mbarojnë verën e 2022-shit janë: Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain, me francezin i cili është mes dy opsioneve rinovimit me PSG-në dhe të bëhet lojtari më i paguar ndonjëherë ose bashkimit me skuadrën që e ka ëndërruar që fëmijë, me Real Madridin.
Paul Pogba nuk dëshiron që të jetë më pjesë e Manchester United, francezi u bashkua me “Djajtë e Kuq” për një rritje më tej në karrierë, por që rezultoi një dështim për të dhe tashmë mesfushori është duke kërkuar për një eksperiencë të re, me Juventus, Real Madrid dhe PSG-në që janë të interesuar për të.
Ky sezon nuk mund të konsiderohet më i miri i mundshëm për Iscon dhe tashmë duket se ka ardhur momenti që rrugët e tij me Realin të ndahen. Mesfushori nuk ka gjetur hapësirat e dëshiruara gjatë këtij sezon dhe momentalisht është duke parë për mundësi të reja për të ardhmen.
Luis Suarez është një tjetër emër që do të jetë i lirë në këtë verë. Kontrata e Uruguajanit me Atletico Madrid është në javët e fundit dhe duket se pavarësisht dëshirës së klubit spanjoll për të rinovuar me 35-vjeçarin, ky i fundit po ia analizon me kujdes alternativat që ka, mes tyre është edhe opsioni i kalimit në Amerikë.
Real Madrid mund të humbasë edhe Luka Modric. Kroati është një nga emrat kryesor te skuadra madrilene, megjithatë palët ende nuk kanë rinovuar kontratën, e cila përfundon këtë verë, pavarësisht se në deklaratat e tyre kanë theksuar se dëshirojnë vazhdimësinë.
Lista me lojtarët që u përfundon kontrata këtë verë:
Di Maria Paris Saint-Germain
Gareth Bale Real Madrid
Andre Onana Ajax
Antonio Rudiger Chelsea
Jesse Lingard Manchester United
Alexandre Lacazette Arsenal
Andreas Christensen Chelsea
Ousmane Dembele Barcelona
Divock Origi Liverpool
Cesar Azpilicueta
Marcelo Real Madrid
Zlatan Ibrahimovic Milan
Andrea Belotti Torino
Paulo Dybala Juventus
Franc Kessie Milan
Ivan Perisic Inter
Alessio Romagnoli Milan
Thomas Strakosha Lazio./ss.