Francezi kaloi Di Stefanon

Futboll

Francezi kaloi Di Stefanon

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:41
Francezi kaloi Di Stefanon

Përmbysja fantastike në stadiumin “Ramón Sánchez-Pizjuan”, sërish nën firmën e Karim Benzemasë me golin e 3-2 në minutën e 92-të, ka dërguar bomberin francez të Realit të Madridit që të shënojë një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij.

Përveçse sivjet ecën me një mesatare prej 1 goli për ndeshje (39 realizime në 39 takime në të gjitha kompeticionet), 34-vjeçari shënoi golin e 217 në historinë e La Ligas, duke kaluar kështu legjendën e Realit të Madridit, Alfredo di Stefanon (216).

Numri 9 i “Galaktikëve”, i cili ka edhe një tjetër vit kontratë në “Santiago Bernabeu”, sigurisht që do të ftohet nga drejtuesit për një rinovim marrëveshjeje, falë të cilës mund të ndjekë dy legjenda të tjera të Realit.

I pari dhe ai që ndodhet më afër është ish-kapiteni Raul Gonzales në kuotën 228 gola, ndërkohë që i pakapshëm duket rekordmeni absolut, Kristiano Ronaldo, me 312 realizimet e tij në la Liga dhe 450 në të gjitha kompeticionet, në 438 sfida të luajtura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat