Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.04.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 29-të të BKT Superligës, xhiros së 22-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, si dhe xhiros së 23-të të Ligës së Dytë edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
Vendime: Menaxheri i paisjeve të FC ”Llapi” Besart Hoti me nr ID.020190M96. Protestim ndaj vendimeve të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Llapi – Prishtina , zhvilluar në Podujevë me datë 13.04.2022. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes . Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Besa” , me nr fanelle 23, Rinor Jahmurati dhe nr ID 003908M04. Në minutën e 90+, godet lojtarin kundërshtar pa top, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Besa-A&N. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF ”Vllaznia (P)”, me nr fanelle 8, Elbasan Jakupi dhe nr ID 001003M92. Në minuten e 90+, ndërhyn me taka të ngritura në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vllaznia (P) – Arbëria. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK
Drejtori sportivi i KF “ Bashkimi“ nga Koretini, Ilir Zubaku, ndëshkohet me kartoni të kuq në minuten 70 (kundërshtim), në ndeshjen e javës së 23-të, Kosova VR – Bashkimi, e zhvilluar më 16.04.2022 në Shkabaj. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK. .
Lojtari i KF ”Vitia” , me nr fanele 30, Meriton Musliu dhe nr ID 001845M00.Në minuten e 81, grushton lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia –Flamurtari . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me tre (3) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.