Eddie Nketiah e ka paralajmëruar largimin nga Arsenali në fund të këtij sezoni.
Lojtari është duke gjetur shumë pak hapësira në formacionin e “The Gunners”, andaj largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.
Është pikërisht ky fakt që po e tundon jo pak futbollistin që të ndërrojë ambient.
“Ka shumë oferta për rinovimin e kontratës sime, por qëllimi im është të luaj sa më shumë. Kjo është ambicia ime dhe kjo është ajo që shpresoj të bëj”, shprehet ai.
Për lojtarin kanë shprehur interes klube nga Bundesliga dhe Serie A, andaj transferim në njërën nga këto destinacione është më se i pritshëm.