Liverpool - Manchester Utd, shirita të zinj në krah

Futboll

Liverpool - Manchester Utd, shirita të zinj në krah

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:34
Liverpool - Manchester Utd shirita të zinj në krah

Liverpool - Manchester Utd, shirita të zinj në krah 

Cristiano Ronaldo do të jetë mungesa e madhe në “Anfield Road” ku do të përballen Liverpool dhe Manchester United, pasi ylli i “djajve të kuq” njoftoi pasditen e djeshme se ka humbur njërin prej binjakëve që prisnin të vinin në jetë nga bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez.

Në respekt të portugezit, futbollistët e dy skuadrave do të luajnë me shirit të zi në krah, ndërsa në minutën e 7’ ndeshja do të ndërpritet për 60 sekonda, për t’i lënë vendin duartrokitjes së tifozëve në shkallët e “Anfield Road”.

Liverpool-Manchester United do të startojë në orën 21:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat