Karrierat e Luis Suarez-it dhe Steven Gerrarsd-it mund të bashkohen përsëri, por këtë herë vetëm njëri prej të dyve do të jetë në fushë.
Të dy, në fakt, kanë luajtur bashkë te Liverpool-i dhe tani që ish-mesfushori është bërë trajneri i Aston Villa-s, sulmuesi uruguaian mund të kthehet në Premier League.
Gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për Pistolero-n tek Atletico Madrid, me trajnerin Simeone që nuk po e aktivizon shumë lojtarin, dhe në fund të sezonit mund të vijë ndarja.
Siç ka shkruar Birmingham Mail, Suarez duket se ka marrë një propozim tundues nga skuadra e Aston Villa-s për sezonin e ardhshëm.
Kontrata e sulmuesit uruguaian do të skadojë 30 qershorin e ardhshëm dhe dy palët duket se kanë vendosur që tani se nuk do të vazhdojnë përpara bashkë.
E vetmja pengesë për klubin e Premier League mund të përfaqësohet nga Inter Miami. Në fakt, David Beckham e do ish-yllin e Barçës në ekipin e tij.