Sonte me fillim nga ora 21:00 do të kemi rastin të ndjekim njërin nga derbit më të flaktë në Angli, ku në stadiumin “Anfield Road” do të takohen dy rivalët e përbetuar, Liverpooli dhe Manchester United.
Në këtë ndeshje, Liverpooli rikthehet nga fitorja me rezultat 3:2 kundër Manchester Cityt në kuadër të FA Cup, kurse United rikthehet nga fitorja 3:2 kundër Norwich Cityt.
Momentalisht, të dy skuadrat kanë qëllime të ndryshme në Premier Ligë, ku “Të Kuqtë” janë në garë për titull duke zënë vendin e dytë me 73 pikë, në krahasim prej “Djajve të Kuq” që po luftojnë për një vend në Top 4, ndërsa pozicionohen në vendin e pestë me gjithsej 54 pikë.
Ndërkaq, ndeshja e fundit mes Liverpoolit dhe Manchester United daton në tetor të vitit të kaluar, kur asokohe skuadra e Jurgen Klopp shënoi fitore të thellë sy mysafirë me rezultat 5:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesë e madhe te Unitedi do të jetë prezenca e Cristiano Ronaldos, i cili për shkak të vdekjes së birit të tij të porsalindur nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme, ndërsa listës së mungesave i bashkangjiten Cavani, Fred, Greenwood, McTominay, Shaw dhe Varane.
Në anën tjetër, Liverpooli do ta ketë të gjithë skuadrën e gatshme, ku nuk mungon asnjë lojtarë.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Diaz, Salah, Mane
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Jones, Maguire, Dalot; Fernandes, Pogba, Matic; Elanga, Rashford