Klopp flet për Salah

Futboll

Klopp flet për Salah

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:32
Jurgen Klopp dhe Salah

Jurgen Klopp e ka komentuar formën e Mohammed Salah së fundi.

Egjiptiani nuk ka shënuar që prej ndeshjes ndaj Brightonit në shkurt të këtij viti, të cilën Liverpooli e fitoi me rezultat 2-0.

Duke folur për këtë moment të vështirë që po kalon lojtari, Klopp shprehet optimist se ish-sulmuesi i Romës do të kthehet sërish në “rrugën” e golit.

“Ai po kalon në një periudhë të ndërlikuar, gjë që është krejtësisht normale. Gjithsesi, është vetëm çështje kohë para se ai të gjejë rrugën e golit prapë”, u shpreh Klopp.

Përkundër kohës së gjatë pa gol, Salah vazhdon t’i prijë listës së golashënuesve në Premier League, me 20 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat