Vedat Muriqi shpërthen në Spanjë, me këtë notë u vlerësua

Futboll

Vedat Muriqi shpërthen në Spanjë, me këtë notë u vlerësua

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:55
Vedat Muriqi shpërthen në Spanjë, me këtë notë u vlerësua

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar golin e fitores për Mallorca-n, me rezultat 2:1 ndaj Alaves-it, në takimin e javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Në minutën e 45+4, Muriqi me vetëmohim të pashoq, brenda 16-shit, nga afërsia e në një pozitë shumë të vështirë shënon në shtyllën e dytë (të majtë) për 2:0.

Për Mallorca-n shënuan Prats (11’) e Muriqi (45+4) dhe për Alaves Raillo (72’-autiogol).

Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të.

Faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, vlerëson Muriqin me notën 7.3.

Muriqi është lojtari më i mirë te Mallorca. Prats u vlerësua me notën 7.1, ndërsa te Alaves më i miri është Joselu me notën 7.4.

Mallorca renditet në pozitën e 16-të me 32 pikë e Alaves është i fundit me 25.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat