Tifozët e Liverpoolit kanë bërë një veprim të madh, pas rastit tragjik që ndodhi të hënën në familjen e Cristiano Ronaldos.
Sulmuesi portugez njoftoi dje se djali i tij ka ndërruar jetë gjatë lindjes së të dashurës së tij, Georgina Rodriguezit.
Skuadra ku aktivizohet 37-vjeçari, Manchester United, sonte është duke u përballur me rivalin e vjetër, Liverpoolin.
Kjo ndeshje po zhvillohet në “Anfield Road”, aty ku tifozët e “Të Kuqve” janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur për Ronaldon.
Ata gjithashtu kanë kënduar edhe këngën e famshme të tyre “You’ll never walk alone”.
Kjo ndodhi në minutën e shtatë, pasi edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e mbanë fanellën me këtë numër.
A massive round of applause in the 7th minute at Anfield for @Cristiano, followed by the singing of You’ll Never Walk Alone. pic.twitter.com/byIY8UyPQf
— This Is Anfield (@thisisanfield) April 19, 2022