3-1 është mbyllur sfida në mes të Freiburgut dhe Hamburgut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Freiburgu do të kualifikohet në finale pas tri golave të shënuara në pjesën e parë që e vendosën rezultatin.
Ishin Petersen, Holfer dhe Grifo që tundën rrjetën për mysafirët në pjesën e parë, ndërsa gjithçka çka bëri Hamburgu ishte goli i nderit, i arritur përmes Glatzel në minutën e 88’, shkruan lajmi.net.
Freiburgu në finale do ta presë fituesin e çiftit Leipzig – Union Berlin që vendoset nesër më fillim nga ora 20:45.