Rivaliteti i futbollit u la mënjanë të martën mbrëma në ndeshjen mes Liverpool dhe Manchester United. Në minutën e shtatë të ndeshjes të dyja tifozërit duartrokitën në shenjë respekti për Ronaldon i cili humbi fëmijën e tij të posalindur.
Familja e Ronaldos ka falënderuar tifozët e Liverpool për mbështetjen e tyre pas vdekjes së djalit të vogël.
Me një postim në Instagram, motra e Ronaldos, Elma shkruan: “Faleminderit për këtë Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot”.
Vëllai i tij, Katia shtoi se gjesti shkoi “shumë përtej futbollit”, ndërsa nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, postoi një citim nga bibla.
Ajo shkroi “Beso te Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde. Në gjithë rrugën tënde pranoje Atë dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.”
Ronaldo zbuloi të hënën se një nga binjakët e tij të porsalindur kishte ndërruar jetë dhe bëri thirrje për privatësi pas tragjedisë.
Kapiteni portugez humbi ndeshjen e së martës me Liverpoolin, por tifozët e Reds ndanë ngushëllimet e tyre të njëjta duke kënuar këngën ” You’ll never walk alone”.