Drejtuesit e Arminias kanë humbur durimin dhe kanë shkarkuar trajnerin Frank Kramer.
49-vjeçari mori drejtimin e bluve në marsin e vitit të kaluar, por në shtatë ndeshjet e fundit në Bundesliga ka regjistruar vetëm një barazim.
Arminia renditet në vend të parafundit dhe po lufton për të qëndruar në elitë.
Mediet gjermane shkruajnë se drejtimi i skuadrës i është besuar për momentin Marko Kostmann, trajnerit të portierëve, i cili do të debutojë në stolin e Arminias në transfertën përballë Kolnit.