Mesfushori francez Poll Pogba ka arritur marrëveshje me Paris Sen Zhermanin për transferimin e tij në fund të sezonit.
Sipas “Todofichajes”, futbollisti francez, që aktualisht luan për Man. Junajtedin, do të firmos kontratë katërvjeçare me skuadrën parisiene.
Francezi do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi i skadon kontrata në verë me “Djajtë e Kuq”. Zërat për largimin e tij janë shtuar shumë së fundi, për shkak të ndeshjeve jo mbresëlënëse të ish-lojtarit të Juventusit.
Gjatë këtij sezoni me “Djajtë e Kuq” , Pogba ka arritur të shënojë një gol dhe 9 asiste në 20 ndeshje në Premier Ligë.