Klubi i madh italian, AC Milan është duke u përgatitur që të ‘godas’ Manchester Cityn.
“Rossonerët’ sipas medieve italiane, janë duke e vëzhguar yllin e ‘Qytetarëve’, Raheem Sterling.
Sulmuesi anglez është duke bërë një sezon të madh me skuadrën e Pep Guardiolës.
Performanca e tij e lartë këtë sezon të garave, ka bërë që ai të futët në listën e disa klubeve të mëdha evropiane.
Por, siç raportohet, Milani është skuadra me serioze në garën për ta bërë të vetin Sterling-un.