Anësori Angel Di Maria duket se po luan sezonin e fundit te PSG-ja.
Argjentinasi, i cili po shkon drejt fundit të karrierës, pritet të largohet nga Parisi në fund të këtij sezoni, por jo edhe nga Evropa.
Klubi i madh portugez, Benfica sipas medieve të huaja, është e interesuar për Di Marian.
Skuadra portugez synon që gjatë kësaj verë, ta rikthejë në ekip argjentinasin, i cili më parë ka qenë pjesë e disa klubeve të mëdha evropiane si Real Madrid e Manchester United.
Kontrata aktuale e 34-vjeçarit me PSG-n do të përfundojë në qershor, dhe lojtarit ende nuk i është ofruar kontrata e re.
Siç raportohet, Di Maria në fund të këtij edicioni, do ta mbyll aventurën tek parisienët. Benfica thuhet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i Di Marias.
Argjentinasi për të riveshur fanellën e Benficas thuhet se duhet të pranojë një pagë më të ulët sesa aktualisht merr tek PSG-ja.