Manchester City është fokusuar tek Erling Haaland

Futboll

Manchester City është fokusuar tek Erling Haaland

Më: 20 prill 2022 Në ora: 12:32
Manchester City është fokusuar tek Erling Haaland

Manchester City është fokusuar tek Erling Haaland.

Sulmuesi i Dortmund cilësohet si përforcimi perfekt në sulm dhe kampionët e Anglisë kanë përgatitur një pagë prej 75 milionë eurosh në sezon, nëse pranon ta transferohet në “Etihad”.

Arritja e akordit me bomberin viking pritet të shtyjë zbarkimin e Julian Alvarez tek ekipi i Pep Guardiolës.

Siti shpenzoi 17 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit argjentinas në merkaton e janarit, teksa drejtuesit vendosën ta linin në huazim sulmuesin deri në fund të sezonit te River Plejti.

Firma me Haaland, i cili kërkohet edhe nga Real Madrid e Barcelona, do të sjellë zgjatjen e huazimit të Alvarez (7 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren e Argjentinës) te “Los Millonarios” edhe për një tjetër sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat