Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Mbrojtësi gjerman ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Blutë e Londrës”, me të cilët nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket rinovimit.
29-vjeçari kërkohet nga klube si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Gjithsesi, zgjedhja e mbrojtësit gjerman është klubi i famshëm spanjoll.
Marca raporton se agjentët e Rudiger janë takuar me drejtuesit e Realit pas ndeshjes që Chelsea luajti përballë ekipit të Carlo Ancelottit në Champions Leage mesjavën e kaluar.
Bisedimet me klubin spanjoll kanë filluar përsëri, teksa kërkesat e lojtarit të kombëtares gjermane vazhdojnë të jenë të larta, me Rudiger që kërkon 55 milionë euro në total mes pagës dhe bonuseve për katër vite kontratë.