Borussia Dortmund vazhdon të bëjë lëvizje të zgjuara në merkato edhe pse zytarisht tregu i trabsferimeve hapet me 1 korrik.
Drejtuesit verdhezi, pasi siguruan shërbimet e Sules, që nuk prani rinovimin me Bayernin, kanë bërë të tyrin edhe talentin e Frieburgut.
Sipas “SkySport Deutschland”, Borussia ka gjetur marrëveshjen me Nico Schlotterbeck, që pritet të përfitojë gati 3 milionë euro neto në sezon, ndërsa kostoja e kartonit mbetet për t’u vlerësuar.
Qendërmbrojtësi ka një vlerë tregu rreth 25 milionë euro, ndërsa kontrata aktuale me Frieburgun është e vlefshme edhe për sezonin tjetër. Drejtuesit e klubit aktual të talentit 22-vjeçar janë të detyruar të pranojnë ofertën e Dortmundit, për të mos e humbur pas një viti me parametër zero.