Pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Europa League, Leipzig do të kthehet në fushë për të luftuar për një tjetër trofe. Bëhet fjalë për Kupën e Gjermanisë.
Skuadra e Red Bull ka një mundësi të artë për të arritur në finale dhe për të një trofe të cilit i ka shkuar shumë afër në 2019-ën dhe 2021-shin.
Në fillim duhet kaluar një pengesë jo shumë e lehtë. Skuadra e Tedesco-s do të përballet në turnin e parafundit me Union Berlin, për një gjysmëfinale me shije nostalgjike, ku do të përballen dy skuadra që në të kaluarën do të kishin luajtur për Kupën e Gjermanisë Lindore.
Duhet pritur shkëndija, duke marrë parasysh s e në fillimin e vitit 2020, në një ndeshje të kampionatit, tifozët e Union kanë organizuar një marshim funerali para ndeshjes gjatë rrugës që dërgon te Red Bull Arena.
Tifozët e skuadrës së Berlinit, në atë kohë e ngjitur në Bundesliga, kanë shpalosur një mesazh: “Leipzig-u është vdekja e futbollit!”.
Marrëdhënia mes dy skuadrave nuk është aspak e mirë, pavarësisht se të dyja përfaqësojnë Gjermaninë Lindore, e zhdukur nga harta pas rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989.