Javët e fundit është përfolur shumë për lamtumirën e mundshme nga futbolli të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç.
Suedezi është ndalur shumë këtë sezon nga dëmtimet e shumta të muskujve, por vetë ai, në profilin e tij të rrjetit social, e ka bërë të qartë këtë gjë me një video.
Ibra shkruan mes të tjera:
“Unë vendos se kur do të ndalem, njësoj siç unë vendos që topi i verdhë të të godasë ty”.