Ferizaj po i buzëqesh elita e futbollit të Kosovës. Ferizajasit si mysafirë shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Arbërisë së Dobrajës së madhe.
Arbnor Morina, kryetrajner i Ferizajt, është i kënaqur me lojë e rezultat dhe tre pikë e reja, që e afrojnë drejt elitës.
Pas javës së 23-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B, Ferizaj kryeson me 52 pikë, ka 7 më shumë se Vushtrria, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak dhe Arbëria zë pozitën e 6-të me 28.
Vitia sërish befason dhe kthehet me tre pikë, duke e mundur me 3:1 Ramiz Sadikun në Prishtinë.
Vitia shton shpresat për të mbetur në ligë, renditet në vend të fundit me 16 pikë e Ramiz Sadiku është i pesti me 30.