Trepça e Mitrovicës është thelluar në krizë të rëndë të rezultateve. Në gjashtë ndeshjet e fundit, ka harruar se si fitohet apo nga 18 pikë e mundshme, ka fituar vetëm një, kjo është katastrofë për skuadrën me renome!
Trepça e traditës rrezikon seriozisht që të bie në rangun e tretë, që do të ishte fiasko jo vetëm për kolektivin por për tërë qytetin e Mitrovicës.
Mitrovica, si qytet është identifikuar gjithmonë me KF Trepçën, sot nuk e ka krenarinë e dikurshme të futbollit! Edhe elita tash e sa vite nuk e ka shijen e saj pa Trepçën!
Trepça është thelluar në krizë veçse e ka prekur fundin e renditjes! Aktualisht renditet në pozitën e tetë me 26 pikë, ka vetëm një pikë më shumë se Drenasi dhe i fundit Besa!
Gjysma e ligës është e rrezikuar, nga vendi i gjashtë Istogu që ka 27 pikë, pastaj Rahoveci 27, Trepça 26, Drenasi 25, Besa 25.
Orari është i keq për Trepçën, në javën e 24-të ndeshet në Prizren me Lirinë e Besa e pret Rahovecin dhe Drenasi A&N!
Këndellu Trepçë, se të mori pusi!
Kurrë më afër që të bie edhe nga Liga e Parë e Kosovës, Grupi A, në ligën e dytë! Kjo do të ishte tragjedi sportive për qytetin e futbollit, Mitrovicën, që me dekada jetoj me krenarinë e klubit!
Trepça sot pësoi edhe një humbje të rëndë (0:2), nga rivali i qytetit Trepça ’89.
Ditë të zeza për Trepçën! Katër javë deri në fund, shpresë për klubin me renome, por nëse vazhdon kështu i mori pusi!