Penalltitë si gjithmonë janë të paparashikueshme dhe të marrin në qafë, kjo i ndodhi skuadrës shqiptare Struga Trim Lum.
Struga e pafat, nuk e realizuan ëndrrën, mbeten jashtë finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Një mundësi e mirë do të ishte edhe për të shkuar në garat evropiane.
Ndeshja mes Struga Trim Lum e Makedonija GP, përfundoi baras në kohën e rregullt (0:0), por pas penalltive Makedonija GP triumfon me 4:2. Struga nukn e shfrytëzoi edhe përparësinë e terrenit vendas.
“Eliminohemi ne gjysmëfinale nga Makedonija GP, edhe atë përmes ruletit te penalltive”, shkruan mes të tjera në faqen e Struga TL.