Idrizi i gëzohet suksesit të Trepçës ‘89: Ia arritëm qëllimit

Futboll

Idrizi i gëzohet suksesit të Trepçës ‘89: Ia arritëm qëllimit

Nga: K.G. Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:48
Idrizi i gëzohet suksesit të Trepçës ‘89: Ia arritëm qëllimit

Trepça ’89 e Mitrovicës, edhe praktikisht ka siguruar vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A dhe nga edicioni i ri do të garojë aty ku e ka vendin, në elitën e futbollit. 

Kryetrrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, i gëzohet këtij suksesi, që pas një viti po rikthehet në shoqërinë e më të mirëve. 

Pas 23 jave, Trepça ’89 kryeson me 50 pikë, ka 12 më shumë se Liria në pozitën e dytë.

“Duke ju falënderuar Zotit fuqiplotë, pastaj Kryetarit të klubit Bekit, drejtorit Arsimit dhe në fund protagonistëve kryesorë të cilët dhanë nga vetja shumë mund, sakrificë e ata padyshim jonë lojtarët, së bashku me kolegët e mi, dhe stafin e doktorëve, ia arritëm qëllimit, Rikthimin në Superligë”, ka shkruar Idrizi në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat