Ronaldinho vazhdon me deklarata

Futboll

Ronaldinho vazhdon me deklarata

Më: 20 prill 2022 Në ora: 20:04
Ronaldinho vazhdon me deklarata

Ronaldinho, ish-kampion brazilian, i ka thurur elozhe Kylian Mbappe në një intervistë të dhënë për Amazon prime, duke i dhënë edhe një këshillë për të ardhmen yllit të ri francez.

“Mendoj se Mbappe po luan shumë mirë. Është një djalosh akoma shumë i ri, ka disa karakteristika që më pëlqejnë shumë sepse kombinon forcën, teknikën dhe shpejtësinë. Do të më kishte pëlqyer të luaja me të”, ka thënë Dinho.

“Mendoj se plotësojmë njëri-tjetrin për karakteristikat që kemi. Më ka pëlqyer gjithmonë të jepja pasime për lojtarët në vrapim e sipër. Dhe besoj se do ta kishim gjetur njëri-tjetrin me sy mbyllur. Është një mrekulli ta shikosh të luajë, shpresoj të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe ta fitoj sa më shpejt Topin e Artë”.

"Besoj se Mbappe mund të arrijë gjithçka me PSG-në. Klubi nuk ishte kaq i fortë në kohën time, ndërsa tani ka gjithçka për të qëndruar në majë.

“Është absolutisht e mundur të bëhet lojtari më i mirë në botë edhe në Paris dhe ta fitojë Champions League me PSG-në. Do të më pëlqente shumë që të qëndronte në Paris, do të ishte bukur sepse skuadra është fantastike.

“Do të ishte diçka e mrekullueshme t’i shikonim lojtarët më të mirë në botë të gjithë në Paris që fitojnë Champions League”, ka përfunduar Ronaldinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat