Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin është rikthyer të flas lidhur me çështjen e Superligës së Europës, një projekt i iniciuar nga klubet e mëdha europiane, të cilat kishin planifikuar krijimin e një kompeticioni të vetin.
Në një prononcim për “Calcio&Finanza”, kreu i UEFA-s ka hedhur akuza kundrejt klubeve si Reali, Juventusi dhe Barcelona, duke theksuar se ato u përpoqën të përdornin situatën e luftës për të ri-sjellë në jetë projektin.
“Mbështetësit e Superligës Europiane sfidojnë realitetin.
Tre klube iniciatore të projektit u përpoqën të përdornin situatën e shkaktuar nga lufta për të rifilluar projektin.
E provuan një herë gjatë pandemisë dhe tani po e provojnë përsëri.
Toleranca ndaj këtyre klubeve nuk duhet të ekzistojë, ata nuk mund të injorojnë autoritetet e futbollit dhe mbi të gjitha tifozët.”, u shpreh Ceferin.