Manchester City fiton ndeshjen e mbetur të javës së 30-të të Premier League në futboll.
City para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 3:0 Brightonin.
Pjesa e parë nuk pati gola, periudha e dytë ishte në shenjë të mbizotërimit të vendasve.
Mahrez në minutën e 53-të, Foden në atë të 65-tën dhe Silva (82’), shënuan për fitoren e "Qytetarëve".
Manchester City kryeson me 77 pikë, ka një më shumë se Liverpooli në pozitën e dytë dhe Brighton është i dhjeti me 40.