Portieri Sergio Herrera është trim i ndeshjes ani pse Osasuna mposhtet si vendas me rezultat 3:1 nga lideri i kampionatit spanjoll, Real Madridi.
Sulmuesi Karim Benzema sonte dështoi dy herë nga penalltia, në minutën e 52-të dhe të 59-tën, të dy herë gjuajti në këndin e djathtë por u ndalen nga portieri Sergio Herrera.
Herrera është më i merituari që Osasuna nuk pësoi humbje me të thellë. Për Realin shënuan Alaba (12’) e Asensio (45’), Vazquez (90+6') dhe për Osasunën Budimir (13’).
Pas javës së 33-të, Reali kryeson me 78 pikë e Osasuna është në pozitën e 9-të me 44. Faqja e specializuar për statistika, portierin Herrera e vlerëson me notë 9.1.