Guardiola: Nuk jemi budallenj

Futboll

Guardiola: Nuk jemi budallenj

Më: 21 prill 2022 Në ora: 11:24
Guardiola: Nuk jemi budallenj

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, deklaron se skuadra e tij nuk duhet të bëjë gabimin më të vogël nëse nëse dëshiron të mposhtë në garën e titullin kampion “një nga skuadrat më të mira në historinë e futbollit”. City i rimori vendin e parë Liverpoolit pas një fitoreje të thellë 3-0 ndaj Brighton teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

“Ne nuk jemi budallenj, nëse barazojmë, humbim dy pike dhe Liverpooli do të jetë kampion. Nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, ne do të jemi kampionë.

Lojtarët e dinë këtë. Na presin ndeshje të vështira dhe ne duhet të përpiqemi të luajmë si sot dhe t’i fitojmë të gjitha. Nëse e bëjmë këtë, do të festojmë, nëse jo, do ta urojmë Liverpool-in.”

City dhe Liverpool kanë qenë kokë më kokë gjatë gjithë sezonit, me të dyja ndeshjet e drejtpërdrejta që përfunduan 2-2, ndërsa gjysmëfinalja e FA Cup, fundjavën e kaluar, përfundoi 3-2 për “The Reds”.

Të dyja skuadrat janë kualifikuar në gjysmëfinale të Championsit dhe konsiderohen favorite për t’u përballur në finale.

Por, para ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve të Championsit, skuadra e Guardiolës do të presë Watfordit, të shtunën, ndërsa një ditë më pas djemtë e Jurgen Klopp do të luajnë me Evertonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat