Milani ka humbur besimin tek Diaz

Futboll

Milani ka humbur besimin tek Diaz

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:36
Milani ka humbur besimin tek Diaz

Diaz po has në vështirësi këtë sezon të garave në skuadrën e Piolit.

‘Rossonerët’ dhe lojtari sipas medieve italiane, në fund të këtij sezoni, do të ndajnë rrugët.

Drejtuesit e Milanit raportohet se kanë humbur besimin tek Diaz, i cili sezonin e kaluar tregoj formë të lartë. Mirëpo, ky sezon nuk ka qenë më i miri për të.

 “Milani nuk është më i bindur për të mbajtur Brahim Diaz-in për sezonin e ardhshëm”, shkruajnë mediet italiane.

Agjenti i lojtarit thuhet se tashmë është duke kërkuar një klub të ri për klientin e tij.

La Liga spanjolle mund të jetë destinacioni i ardhshëm i lojtarit, edhe pse ende nuk dihet se cili klub po e monitorin Diaz-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat