Mbi 130 mijë kërkesa për një vend janë regjistruar nga faqja zyrtare e Romës, e cila menaxhon shitjen e biletave për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Konferencës kundër skuadrës së Leister.
Ka qenë vetë klubi verdhekuq i cili ka njoftuar shitjen e të gjitha biletave që kishin në dispozicion brenda 2 orëve të para.
Kërkesa për të qenë të pranishëm nga tifozët e Romës në stadium ka qenë aq e madhe sa disa personave i është dashur të qëndrojnë mbi 10 orë në radhë për të aksesuar një biletë.
Shitja online e tyre ka qenë gjithashtu një problem me faqen zyrtare e cila u bllokua disa herë nga numri i madhe i kërkesave të regjistruara.
Një “Olimpico”, i cili pritet të jetë i tej mbushur në mbështetje të skuadrës në kuadër të objektivit për të luajtur finalen e madhe të Tiranës.