Arbër Zeneli u rikthye mbrëmë titullar tek ekipi i tij, Stade de Reims, që fitoi me 2:1 ndaj Lilles.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës po mundohet ta gjejë formën ideale pasi mungoi për një kohë të gjatë shkaku i kryqëzimit të ligamenteve.
Trajneri Oscar Garcia, ka fjalë të mira për Zenelin.
“Ai është një lojtar që mund ta bëjë diferencën, i cili mund të dallohet. Në fazën ofanzive, ai mund të bëjë shumë gjëra dhe atë mjaft mirë. Ne punojmë me të sepse ai duhet të ndihmojë edhe kur nuk e kemi në posedim topin. Por, për momentin, fizikisht, ai nuk është i gatshëm t’i bëjë të dyja (fazën ofanzive dhe defanzive).
Cila është arma e tij e fortë Një kundër një, ai shkon mjaft shpejt për ta kaluar lojtarin. E ka një goditje mjaft të mirë, e kemi parë këtë edhe nga gjuajtjet e lira. Kur e ka topin, ai është mjaft i motivuar dhe, ndihet rehat me topin dhe është mjaft i lëvizshëm. Ai është lojtar mjaft i rëndësishëm për ne”, tha Garcia.