Shqiptarët po përfaqësojnë edhe Malajzinë, Boubacar Kamara braktis Francën

Futboll

Shqiptarët po përfaqësojnë edhe Malajzinë, Boubacar Kamara braktis Francën

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:07
Shqiptarët po përfaqësojnë edhe Malajzinë, Boubacar Kamara braktis Francën

Nëse shqiptarët janë ndarë dhe po furnizojnë katër ose pesë Kombëtare, një gjë e tillë nuk ndodh në vendet e tjera. Një rast vërtet për t’u vlerësuar është ai i Boubacar Kamara.

Mesfushori 22-vjeçar i Marsejës ka të ardhme të garantuar. Ekipet më të mira të Europës kanë shfaqur interesimin për të dhe në merkaton e verës do të vijë nënshkrimi me një klub të njohur.

Pasi ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Francës, lojtari ka zgjedhur që t’i bashkohet Senegalit pas ftesës së vendit nga ku kanë origjinën prindërit e Kamara. Mediat franceze kanë ngritur alarmin për këtë rast dhe kanë kërkuar lëvizjen e shpejtë të Federatës Franceze të Futbollit.

Ndërkohë nga ana tjetër, dëshira e madhe e lojtarëve shqiptarë për të përfaqësuar një Kombëtare ka bërë që të kemi një përfaqësues tonin edhe te Malajzia, Liridon Krasniqin..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat