Ferizaj pati probleme të mëdha në fillim të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Problemet nuk ishin të natyrës financiare, por pesë javët e para kanë qenë të çuditshme për shumëkënd, ekipi në fund të tabelës me vetëm 2 pikë apo dy barazime e tri humbje.
Shkarkohet kryetrajneri Megzon Visoka dhe në vend të tij emërohet Arbnor Morina.
Kur Ferizaj ishte me dy pikë
Edhe ardhja e Morinës në krye të klubit, dha një optimizëm por jo edhe që të ngritën në krye të renditjes.
Arbnor Morina e gjeti Ferizajn në fund të pusit, por tani udhëheq kreun me 52 pikë, shumë afër rikthimit në elitë. Ferizajt, në javën e gjashtë iu kthye vetëbesimi me fitoren me rezultat 3:0 ndaj Flamurtarit!
Ferizaj në krye
Po i paraqesim dy tabela, kur Ferizaj ishte në fund me 2 pikë pas pesë jave dhe tani në krye me 52 sosh.
Morina për 18 javë sa drejton anijen e ferizajasve ka fituar 50 pikë apo nga 54 të mundshme.
Morina tregoi edhe një herë përvojën e tij, në radhë të parë si ish futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës, tani një kohë edhe si trajner. Trajner modest por me rezultate të mëdha! Rezultatet janë treguesi më i mirë.