Juventus vuajti jo pak ndaj Bolognës në fundjavë në kampionat dhe mori një pikë mes shumë vështirësish, por ndryshoi tërësisht fytyrë mbrëmjen e djeshme ndaj Fiorentinës, duke fituar 2-0 dhe siguruar kalimin në finalen e Kupës së Italisë.
Pikërisht për këtë luhatje forme, është pyetur pas ndeshjes edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili iu shmang gazetarëve me një përgjigje mjaft interesante.
“Futbollin e ka shpikur djalli. Thjesht luhet dhe nuk shpjegohet.
Ndaj Bolognës sulmuam shumë më tepër, por nuk arritëm të shënojmë, ndërsa ndaj Fiores u mbrojtëm shumë dhe gjetëm golin dy herë e patëm më shumë raste shënimi. Është e vështirë të shpjegosh këtë lloj ndryshimi”, u shpreh Allegri.