Përgatit kluzolën kundër gjigantit europian!
Manchester City është gati që të përfshijë edhe një klauzolë për Realin e Madridit në kontratën që Erling Halandi pritet të firmosë në “Etihad”.
“Qytetarët” arritën akordin me sulmuesin norvegjez të Dortmundit për 600 mijë euro në javë, ndërsa në dy javët e ardhshme pritet të paguajnë edhe klauzolën e prishjes së kontratës me Borusian (75 milionë euro).
Por sipas “The Times”, 21-vjeçari është bindur për këtë transferim edhe me përfshirjen e një klauzole për ta prishur kontratën në rast se spanjollët do ta kërkojnë një ditë në “Etihad”.