Në qafën e Foden shkruhet...

Futboll

Në qafën e Foden shkruhet...

Më: 21 prill 2022 Në ora: 17:58
Në qafën e Foden shkruhet...

Talenti i Manchester City-t, Phil Foden, vijon të habisë me performancën e tij në fushë dhe çdo ditë e më shumë tërheq vëmendjen e gjigantëve europianë.

Po përveç lojës së bukur, Foden është shpesh herë në qendër të vëmendjes edhe për dukjen e tij ashtu siç ndodhi gjatë Euro 2020-ës, kur 21-vjeçari kishte lyer flokët biond.

Së fundmi një detaj që ka rënë në sy është tatuazhi që mesfushori i City-t ka në qafë. Po çfarë domethënie ka ai tatuazh.

Në qafën e Foden shkruhet: “Qielli është limiti”, dhe atë tatuazh anglezi e ka realizuar në shkurt të 2022-shit, ndërsa për herë të parë u pa në ndeshjen e FA Cup kundër Fulham, të cilën ekipi i Pep Guardiolës e fitoi me rezultatin 4-1.

Kuptimi i shkrimit “qielli është limiti”, i referohet idesë se nuk ka asgjë të pamundur për t’u arrirë dhe këtë gjë talenti është duke e treguar në çdo rast që zbret në fushën e lojës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat