Los Blancos nuk kanë asnjë dyshim

Futboll

Los Blancos nuk kanë asnjë dyshim

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:40
Carlos

Duket se i ka ditët e numëruara telenovela që ka lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe, me yllin e PSG-së që duket gjithmonë dhe më afër firmës me Real Madrid.

Los Blancos nuk kanë asnjë dyshim se lojtari do të vendosë të transferohet në Bernabeu pas fundit të këtij sezoni, ndërsa te PSG po bëjnë tentativat e fundit për ta bindur që të rinovojë kontratën që skadon në qershor.

Roberto Carlos, ish-mbrojtësi i krahut i Real Madrid dhe ambasador i klubit, i cili ka qenë i pranishëm në ndeshjen e skuadrës së Ancelotti-t kundër Osasuna-s, ka dhënë informacione të reja dhe ka konfirmuar transferimin e sulmuesit francez.

I pyetur nga një tifoz në lidhje me këtë çështje, braziliani ka thënë “Po vjen”, duke konfirmuar edhe me gjeste lajmin pozitiv. Deklarata e shkurtër e ish-lojtarit është një provë tjetër për sigurinë e klubit spanjoll për të siguruar shërbimet e Mbappe.

Ndërkohë, vetë lojtari vazhdon përpara pa dhënë asnjë informacion në lidhje me atë që do të bëjë në të ardhmen, në pritje që skuadra e tij, fituese virtuale e Ligue 1, të mbyllë sezonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat