Levante pak shpresa për të mbetur në elitën e futbollit spanjoll.
Humbja e sotme komplikon shumë punë e kësaj skuadre.
Sevilla e mposhti me rezultat 3:2 Levanten, në ndeshjen që u zhvillua në Valencia.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, u aktivizua nga minuta e 66-të për Levanten por nuk ia dolën ndaj Sevillës.
Në minutën e 71-të, Morales i Levantes dështon nga penalltia.
Për Levanten shënuan Morales (22'), Soldado (87') dhe për Sevillën Corona (19' e 27'), Kounde (81').
Pas javës së 33-të, Sevilla renditet në vend të dytë me 63 pikë e Levante në të 19-tin me 25.