PSG ende po përpiqet të bindë Kylian Mbappe të qëndrojë në klub.
Sipas Marca, nëna e sulmuesit, së bashku me vëllain e tij më të vogël Ethan, i cili luan në akademinë e PSG-së , fluturuan për në Doha. Klubi francez janë optimistë pasi besojnë se nëna e Kylian mund të luajë një rol kyç në negociatat për një kontratë të re. PSG dëshiron të zgjasë kontratën me Mbappe për dy vjet.
Pavarësisht gjithë kësaj, Real Madridi mbetet optimist dhe beson se Kylian nuk do ta ndryshojë vendimin e marrë më herët. Në rast transferimi, Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Madridit.
Kontrata aktuale e francezit me PSG-në skadon në verë.
Sulmuesi 23-vjeçar ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 18 asistime në 41 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon.