Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Burnleyt dhe asaj të Southampton, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Premier Ligës angleze.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Burnley si vendas ka shënuar fitore solide kundër Southamptonit, ku e ka mposhtur me rezultat 2:0.
Fillimisht ishte mbrojtësi Connor Roberts i cili me golin e tij në minutën e 12’ kalon Burnleyn në epërsi, kurse golin e fundit të ndeshjes, dhe të vulosjes së fitores për nikoqirët e shënoi Nathan Collins, i cili shënon në minutën e 44’ për rezultatin final 2:0.
Me fitoren e sotme, Burnley vazhdon ëndrrën për mbijetesë në Premier Ligë, ku zë vendin e 18 me 28 pikë, një më pak se Evertoni në vendin e 17.
Në anën tjetër, Southamptoni renditet në vendin e 13 në tabelë, ku pas 33 ndeshjeve ka arkëtuar vetëm 39 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Burnleyt.