Barcelona këndellet, ballëlart nga dueli me Sociedadin e Januzajt   

Futboll

Barcelona këndellet, ballëlart nga dueli me Sociedadin e Januzajt   

Nga: K. Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:31
Barcelona këndellet, ballëlart nga dueli me Sociedadin e Januzajt   

Barcelona këndellet pas dy humbjeve rresht (në Europa League, 2:3 nga Eintracht Frankfurti dhe në Spanjë nga Cadiz), duke shënuar fitore në udhëtim (1:0) ndaj Sociedadit.

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e parë por përkundër përpjekjeve me ekipin e tij, nuk nxorën pikë në duel me Barcelonën. 

Në minutën e 11-të, një veprim i rrjedhshëm i katalunasve, Ferran Torres, i harruar nga mbrojtja, del i vetmuar e në një pozitë shumë të vështirë, duke harkuar në këndin tjetër të portës dhe Pierre-Emerick Aubameyang pa vështirësi shënon me kokë në portën e zbrazët të djathtë, 0:1.

Pas javës së 33-të në Spanjë, Barcelona renditet në vend të dytë me 63 pikë (një ndeshje me pak), ka 15 pikë me pak se lideri Reali dhe Sociedad është i gjashti me 55 pikë.

Sociedad mbetet duarthatë dhe komplikon shumë punët për pozitën e katërt, pasi që ngec tani për 6 pikë larg Atletico Madridit.

Januzaj u zëvendësua në minutën e 87-të dhe u vlerësua ne notë 6.9 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”, ndërsa de Jong i Barcelonës, me notën më të mirë, 7.9.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat