Lajm i mirë nga “Albert Einstein”, Pele lë spitalin pas tre ditësh vëzhgim

Futboll

Lajm i mirë nga “Albert Einstein”, Pele lë spitalin pas tre ditësh vëzhgim

Më: 22 prill 2022 Në ora: 08:56
Pele

Një lajm i mirë ka ardhur nga spitali “Albert Einstein” ditën e enjte, ku Pele ka dalë nga spitali pas tre ditësh nën vëzhgim pasi po trajtohej nga kanceri në zorrën e trashë. Mjekët gjithashtu kanë raportuar se gjendja e tij është stabile dhe e mirë.

Shtatorin e kaluar, teksa po shkonte për një sërë ekzaminimesh rutinë që ishin shtyrë për 15 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, mjekët zbuluan se Pele kishte kancer në zorrën e trashë, për të cilin tashmë një herë i është nënshtruar një operacioni.

Që atëherë, ai i është nënshtruar trajtimit që përfshin seancat e kimioterapisë. Ka pasur teste mujore për të kontrolluar efektivitetin e të gjithë trajtimit kundër tumorit.

Vitet e fundit, shëndeti i Peles ishte përkeqësuar edhe për shkaqe të tjera, si problemet e shtyllës kurrizore, ijeve dhe gjurit, të cilat ia pakësuan lëvizshmërinë dhe e detyruan t’i nënshtrohej operacioneve të tjera. Ai është futur edhe në spital në të kaluarën për disa probleme me veshkat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat