Ekipi i Kosovës në CS:GO vazhdon sot garën për kualifikim

Futboll

Ekipi i Kosovës në CS:GO vazhdon sot garën për kualifikim

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:25
Ekipi i Kosovës në CS:GO vazhdon sot garën për kualifikim

Ekipi i Kosovës në CS:GO, Bad News Eagles, do ta vazhdojë sot garimin në përpjekje për t’u kualifikuar në turneun më të madh në botë, PGL Antwerp Major 2022.

Lojtarët kosovarë do të garojnë me ekipin e katërt në botë në CS:GO, G2.

Momentalisht, Bad News Eagles kanë një fitore dhe një humbje nga dita e djeshme.

Ata triumfuan në ndeshjen e parë kualifikuese ndaj ekipit rus, Entropiq 19:17, kurse u mposhtën 16:11 nga ekipi i shtatë në botë, NIP.

Bad News Eagles u nevojiten tri fitore për t’u kualifikuar tutje dhe për të shkruar historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat