Barcelona është duke u përgatitur që të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Braziliani duket se ka vendosur të largohet nga kampionët në fuqi të Anglisë në fund të këtij sezoni.
Barcelona sipas mediave të huaja, është i interesuar që ta sjellë në ‘Camp Nou’ 25-vjeçarin.
Jesus në vitin 2017 iu bashkua ‘Qytetarëve’, dhe duket se gjatë kësaj verë, braziliani dëshiron ta mbyll aventurën në skuadrën e Pep Guardiolës.
Barcelona synon që gjatë kësaj verë, ta forcojë repartin e sulmit, dhe siç raportohet, Jesus është në listën e trajnerit Xavi Hernandez.
Sulmuesi brazilian, kartoni i të cilit është rreth 30 milionë euro, këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe 11 asistime.
Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë Jesus do të bashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te City, Ferran Torres.
Xavi është në ndërtim të një skuadre të denjë për sezonin e ri, dhe braziliani thuhet se është në listën e tij.