Reja: Pa hezitim do t’ia kisha këshilluar…

Futboll

Reja: Pa hezitim do t’ia kisha këshilluar…

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:33
Reja: Pa hezitim do t’ia kisha këshilluar…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, për mesfushorin kuqezi të Empolit, Kristjan Asllani. Reja ka deklaruar se Asllani tani është i destinuar për një klub të madh dhe se do t’ia këshillonte De Laurentisit që ta transferonte te Napoli:

“Asllani është një lojtar shumë interesant. Për mua ai është i destinuar që të shkojë te një klub i madh. Nëse De Laurentis më pyet, unë do t’ia këshilloja menjëherë për te Napoli.

Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në muajin mars bëri debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë ndaj një përfaqësuese të madhe si Spanja edhe pse është 20 vjeç.

Përshtypja është e mrekullueshme sepse ai di të qëndrojë në fushë në mënyrë inteligjente dhe ka dy këmbë të shkëlqyera.”, përfundoi Edi Reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat